Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 1391 raste të reja të koronavirusit nga 143,332 testime. Ndërkohë raportohet për 7 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa një ditë më parë ishin 12. Të shëruarit e sotëm janë 1.318. Njësitë e kujdesit intensiv të zëna dhe shtrimet në spital në pavijone të zakonshme janë të qëndrueshme, duke u zvogëluar me 13 njësi. Shkalla e pozitivitetit (me më pak tamponë) rritet, duke arritur në 1%.
Janë 143,332 testime molekulare dhe antigjenike për koronavirusin të kryera në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 208,419. Shkalla e pozitivitetit është 0.97%, nga 0.67% dje. Shifra e atyre që u rikuperuan nga koronavirusi është ende në rritje në Itali. Sot është 1,318 më shumë se dje. Shifra e personave të nxjerrë nga spitali dhe të shëruar që nga fillimi i pandemisë arriti në 4,102,420.
Rastet në Itali që nga fillimi i epidemisë janë 4,271,276, ndërsa vdekjet 127.775. Të shëruarit janë 4,102,420, me një rritje prej 1,318 krahasuar me dje.





