Arsenali po kërkon për një sulm që luan në krah. Dëshira e madhe e Artetës është aktualisht Niko Uilliams.22-vjeçari që fitoi Europianin me Spanjën ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Për të blerë kartonin e tij, Arsenalit i duhet të paguajë 60 milionë euro.

Kjo shifër është e barabartë me gjithë buxhetin e caktuar për këtë merkato. Kështu klubi nuk po nxitohet, ndërsa afrimi në verë mbetet një opsion.

Arsenali mban vendin e dytë në kampionatin anglez. Kryesues është Liverpuli, ndërsa për ta ndjekur shihen të nevojshme përforcimet këtë muaj.