Didier Deshamp do e mbyllë te Franca pas Botërorit të vitit 2026. Kështu do të përfundojë një periudhë historike prej plot 14 vitesh me Deshamp në krye të Francës.
Zinedin Zidan shikohet si pasuesi i Deshamp. Zidan do të ishte i gatshëm të rikthehej në stol vetëm si trajner i Realit apo Francës.
Kështu më parë ka refuzuar oferta në drejtim të tij nga Bajern Mynih, Mançester Junajtid dhe Juventusi. 52-vjeçari është nga legjendat e futbollit francez.Kupa e Botës dhe Europiani, që u fituan respektivisht në vitin 1998 dhe 2000, do të mbahen mend gjatë.