Arbër Hoxha u shndërrua në yllin e ndeshjes për Dinamon e Zagreb e cila mposhti me rezultatin 3-0 Shibenik. I hedhur në fushën e lojës në minutën e 59-të, Hoxha arriti që të shënojë një gol dhe të japë një asist brenda katër minutash.
Në fund të sfidës ai u cilësia si njeriu i ndeshjes dhe u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofa Score”.
Kujtojmë që Hoxha nuk kishte shënuar në kampionat që prej muajit gusht. Gjatë kësaj merkatoje dimërore emri i tij u lidh me disa skuadra por në fund ai vendosi të vijojë të qendrojë në Zagreb, të paktën deri në fund të sezonit.





