Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se ka nisur verifikimi i votave të ardhura nga diaspora përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur gjithashtu edhe numrin e qytetarëve në diasporë që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike.

“Lidhur me votimin në përfaqësitë diplomatike që u përmbyll gjatë ditës së djeshme ju njoftojmë se nga 20 mijë  e 324 votues që ishin regjistruar për këtë mënyrë votimi në 30 përfaqësitë e Republikës së Kosovës kanë votuar 15 mijë e 352 votues apo 75.54%”, ka thënë Elezi.