Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, mendon se Musiala dhe Virc nuk mund të luajnë bashkë në një skuadër. Duke iu referuar deklaratës së Uli Henes se ëndrra e tij është Virc te Bayern, ish-mesfushori shprehet se duhet të ndodhë e kundërta.
“Musiala dhe Virc janë lojtarë të ngjashëm. Të dy luajnë në qendër dhe janë lojtarë që tentojnë driblimet. Mendoj se nuk do të vlejnë nëse luajnë bashkë te Bajern”.
“Në kombëtare është ndryshe. Ata luajnë 10 ndeshje në vit dhe funksionon, por nuk është e njëjta gjë nëse janë në të njëjtin klub, përditë duke punuar me njëri-tjetrin”, thotë ish-kampioni i botës.
Trajneri i Gjermanisë, Nagelsmann, mendon ndryshe. Ai i ka provuar Virc dhe Musiala si titullarë njëkohësisht, duke pozicionuar njërin prej tyre në krah.
“Musiala dhe Ëirtz janë 0 egoistë në lojë. Ja pse funksionojnë mjaft mirë pranë njëri-tjetrit”.





