Superliga mbylli raundin e 25-të dhe tanimë klubet do bëjnë analizat përkatëse të ndeshjeve për t’u përmirësuar dhe studiuar rivalët e javës pasardhëse. Të premten e 21 shkurtit nis raundi i 26-të në dy orare të ndryshme.Në orën 15:00 luhet Dinamo – Laçi, teksa në 18:00 Partizani – Bylis dhe Vllaznia – AF Elbasani. Të shtunën në orën 17:00 zhvillohen Teuta – Tirana dhe Skënderbeu – Egnatia.
Superliga, java 26-të:
21 shkurt 2025
15:00 Dinamo – Laçi
18:00 Partizani – Bylis
18:00 Vllaznia – AF Elbasani
22 shkurt 2025
17:00 Teuta – Tirana
17:00 Skënderbeu – Egnatia