Sulmuesi i Realit të Madridit, Vinicius Zhunior është pronari i ri i skuadrës portugeze Alverka, një klub që luan në divizionin e dytë portugez dhe aktualisht është i dyti në renditje. Sipas medias portugeze “maisfutebol”, një grup investitorësh të lidhur me Vinicius janë gati të blejnë 70-80% të aksioneve të këtij klubi që synon ngjitjen në elitën e futbollit portugez. Sipas kësaj media, ky grup investitorësh janë brazilianë dhe spanjollë dhe janë të lidhur dhe të udhëhequr nga Vinicius.
Blerja e kësaj pakete aksionesh do të sjellë një shpenzim prej rreth tetë milionë euro. Për momentin, Alverka njoftoi në faqen e saj të internetit se pronari aktual Ricardo Vicintin ia ka shitur aksionet e tij një grupi investitorësh spanjollë dhe brazilianë. Drejtori i përgjithshëm aktual Mateus Ornelas do të drejtojë Alverkën deri në fund të sezonit dhe në javët në vijim do të shpallen emrat e pronarëve të rinj të klubit që do të shoqërojnë Vinicius. Alverka është një klub i periferisë së Lisbonës.