Biblioteka Publike e Durrësit, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” organizuan videoperformancën me rastin e promovimit të librit me poezi “Camera obscura”, të autorit Stefan Çapaliku.

Lidhja e hershme, që shkrimtari dhe poeti Çapaliku ka me qytetin bregdetar e riktheu në Durrës për të prezantuar vëllimin e tij më të fundit me poezi. Për Çapalikun, ku është një rikthim tek poezia pas shumë vitesh, pasi deri më tani krijimtaria e tij ishte përqëndruar më shumë tek proza. Por pse ka vendosur ta titullojë “Camera obscura” apo thënë ndryshe “Dhoma e errët” këtë vëllim me poezi?

“Imazhet ne poezinë timë janë imazhe të cilat nuk kanë pozuar. Nuk janë si me studion fotografike ku duhet të vendosesh në pozicion. Në poezi nuk ndodh kështu, ajo e bën shkrepjen pa i vendosur njerëzit në pozë. Njerëzit kthehen në karikatura në poezi. Kjo mënyrë për ta fotografuar realitetin e bën shkrimtarin të shkruajë në kohën e vet. Vepra artit na ofron kohën dhe funksionalitetin, sado larg saj të jemi.”,- thotë autori.

Çapaliku e konsideron vëllimin më të fundit me poezi një libër eksperimental dhe e sheh si një simbiozë të padiskutueshme lidhjen që duhet të krijohet mes autorit dhe lexuesit, në mënyrë që vepra të kuptohet dhe mirëpritet nga admiruesit e poezisë.

Aktiviteti ishte konceptuar në formën e një videoperformance ku imazhe të ndryshme të kapura me aparat fotografik, u shfaqën të përmbysura në ekran ndërkohë që lexoheshin poezitë e vëllimit poetik “Camera obscura.”

M.B.