Organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, shkencëtarë nga Kina dhe vende të tjera kanë mbledhur në mënyrë të pavarur mostra pranë stacionit të energjisë bërthamore të Japonisë Fukushima Daiichi, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, citon “Xinhua”.

Nga 19 deri më 21 shkurt, shkencëtarët mblodhën lloje të ndryshme mostrash, duke përfshirë mostrat e ujit të detit dhe të jetës detare në afërsi të pikave të shkarkimit dhe ujin e ndotur që do të shkarkohej në impiantin e shkarkimit të termocentralit, tha Guo në një konferencë të rregullt për shtyp.

“Kjo është pjesë e hapave që Japonia ka premtuar të marrë për çështjen e shkarkimit të ujit të kontaminuar të Fukushimës në det. Në vazhdim, ne do t’ju mbajmë të përditësuar mbi përparimin e monitorimit të vazhdueshëm ndërkombëtar të ujit të kontaminuar dhe marrjes së mostrave dhe monitorimit të pavarur nga Kina”,- tha Guo.

Kohët e fundit, mostrat e jetës detare të mbledhura nga shkencëtarët kinezë kanë mbërritur në Kinë. Testime dhe analiza rigoroze të pavarura po kryhen nga institute kërkimore profesionale kineze dhe rezultatet do të publikohen në kohën e duhur, sipas zëdhënësit.