Administrata e Donald Trump ka pushuar të paktën 1600 punonjës të USAID. Vendimi vjen pasi një gjykatës federal i hapi rruge planit për të larguar mijëra punonjës të USAID-it nga puna në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

“USAID ka filluar të zbatojë një reduktim në fuqinë e tij punëtore që do të prekë afërsisht 1 mijë e 600 punonjës të USAID të stacionuar në Shtetet e Bashkuara”, tha agjencia në faqen e saj të internetit.

Sindikatat e punonjësve të qeverisë thonë se administratës amerikane i mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar një agjenci të pavarur ose programe të financuara nga Kongresi pa miratimin e ligjvënësve.

Lëvizja është hapi i fundit dhe një nga më të mëdhenj e presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij Elon Musk për të shkurtuar shpenzimet federale.

Trump urdhëroi një pauzë 90-ditore të ndihmës së huaj menjëherë pas marrjes së detyrës më 20 Janar, duke ndërprerë fondet për gjithçka, nga programet që luftojnë urinë dhe sëmundjet vdekjeprurëse deri te sigurimi i strehimoreve për miliona njerëz të zhvendosur në të gjithë globin.

Ndërsa Agjencia i kaloi si kompetence Departamentit Amerikan te Shtetit.