Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në Orikum, në një ngushticë pas një pallati.
Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.





