Aksident i rëndë në autostradën Thumanë- Kashar, në afërsi të Thumanës, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Bëhet me dije se 73-vjeçari Rexhep Tamizi ka humbur jetën si pasojë e goditjes.

“Rreth orës 12:30, në autostradën “Lezhë-Fushë Krujë”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. T., 77 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Shërbimet e Policisë dhe grupi i posaçëm hetimor, po punojnë në vendngjarje, për të identifikuar drejtuesin e automjetit që ka përplasur viktimën si dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.