Ylli francez Paul Pogba nga sot mund t’i rikthehet futbollit profesionist. Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Juventusit i kaloi 18 muaj pezullimi për shkak se kishte rezultuar pozitiv në testin e antidopingut. 30 vjeçarit fillimisht i ishtë dhënë një dënim i rëndë prej katër vjetësh, por pezullimi i tij u reduktua pas ankesës së tij, duke ia lejuar vazhdimin e karrierës prej këtij muaji. “Ishte një kohë shumë e gjatë, por kjo më ka bërë më të vendosur. Po kthehem në një pikë për ta provuar veten”, kishte thënë së fundmi Pogba, i cili muaj më parë e shkëputi kontratën me Juventusin.
Tani pasi iu dha drita e gjelbër, kampioni i botës me Francën duhet ta gjejë një klub të ri. Pogba është duke ushtruar individualisht në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta rikthyer formën optimale. Raportohet se Manchester City ia ka vënë syrin mesfushorit kreativ, por nuk përjashtohet mundësia që ai të angazhohet në një kampionat tjetër në Evropë. Pogba shpreson që ta gjejë formën jetike për ta fituar një ftesë në Kombëtaren e Frncës për Kupën e Botës 2026.





