Besfort Zeneli ka fituar ftesën nga ekipi i parë i Suedisë, që do të luajë dy miqësore gjatë marsit. 22-vjeçari kishte paralajmëruar më parë se do largohej nga Kosova, ndërsa kishte pakënaqësi për trajtimin ndaj vëllait të tij, Arbër Zenelit. Mesfushori shqiptar ka lindur në Suedi dhe po ashtu vetëm aty ka luajtur. Paraqitjet e mira tek Elfsborg kanë bërë që Suedia t’i japë një vend në kombëtare. Kujtojmë se Besfort Zeneli ka luajtur më parë vetëm për ekipin U-21 të Kosovës. 22-vjeçari ishte titullar në vitin 2023 ku mori minuta në 6 ndeshje.
Lojtari me origjinë shqiptare ndryshon përfaqësuese, Suedia e grumbullon për sfidat e marsit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Start i artë për Amorim, Milani bind dhe fiton 2-1 ndaj Torinos
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar nga flakët
Ekzekutohet në Izrael në mes të ditës bosi i mafias kaukaziane, momenti kur qëllohet me armë pas koke
Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha





