Gjashtë persona janë arrestuar nga policia e Dibrës për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Bulqizë.

Pas disa muajsh hetime, policia finalizoi operacionin e koduar “Porosia” për goditjen e veprimtraisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si pasojë u vunë në pranga shtetasit Renato Allushi, 20 vjeç, Denis Perkoxha, 22 vjeç, Ramiz Perkoxha, 24 vjeç, Ferdinad Maha, 32 vjeç, Avni Dod, 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të  përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.