Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo e mbylli konferencën për mediat me një gjest të veçantë.

Ai u shpreh se jemi një familje duke iu drejtuar Fatjon Kodrës, drejtorit të marrëdhënieve me publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Më pas u ngrit dhe i dhuroi një përqafim të ngrohtë dhe ky veprim u duartrokit nga të gjithë të pranishmit në sallë.

Rikujtojmë që para pak kohësh Kodra humbi vëllanë e tij dhe Silvinjo zgjodhi ta ngushëllonte në këtë mënyrë.