Rusjon Kerçuku është 18-vjeçari që humbi jetën në një aksident me motor mbrëmjen e së premtes, në Pesaro të Italisë. Sipas mediave italiane, i riu me origjinë shqiptare, por lindur në Itali, punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.

Ai ishte duke shkuar të takonte disa miq të tij. Por sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë. Plagët në kokë dhe gjoks i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.