3 shtetas të tjerë janë arrestuar nga policia e qarkut të Korçës, pasi u kapën duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm.

Shtetasit L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., nga Shkodra janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.