Arrestohet në flagrancë një 35-vjeçar në Durrës, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 35 vjeç, banues në Laç, sepse ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases Rr,I., si dhe ka thyer disa orendi shtëpiake në banesën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





