Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 9 viktima, 1,462 raste të reja me COVID-19 dhe 348 persona të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali është 265.409 persona, nga të cilët 35.472 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë që deri më tani betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 206.902 persona.
Aktualisht në Itali janë ende 23.035 persona aktivë me koronavirus.





