Strukturat e Policisë Durrës vijojnë  kontrollet kundër krimeve mjedisore dhe së fundmi kanë proceduar penalisht një 22-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Ndërkohë nje 30-vjeçar eshte ndaluar pasi ishte shpallur ne kerkim per “Vjedhje”.

I proceduar penalisht eshte shtetasi J.N., 22 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, i cili u konstatua  duke hedhur  materiale inerte, anës rrugës interurbane Durrës-Tiranë.

Ndersa i ndaluar nga efektivet e policise eshte shtetasi A.V., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 14.08.2020, ka vjedhur orendi shtëpiake në banesën e shtetases N.B.

Materialet per keta dy shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.