Të shtëna me armë zjarri në Peqin, dyshohet për të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë, në rrugën nacionale Elbasan-Peqin.
Të shtënat kanë ndodhur gjatë një ceremonie martesore, edhe pse këto të fundit nuk janë të lejuara në këtë kohë pandemie. Deri më tani dyshohet se ka të plagosur, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë blutë e zonës kanë mbërritur në vendngjarje.





