Një koflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 34-vjeçari me thikë në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 të qytetit dhe sipas burimeve zyrtare është shpallur në kërkim autori 29-vjeçar, ndërsa i lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët Për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bën shpalljen në kërkim të shtetasit E.Sh., 29 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, Burrel, pasi më datë 26.08.2020, në lagjen nr.14, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Martanesh, Burrel, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.





