Policia e Durrësit ka ndaluar një 30-të vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për të cilën gjykata e kishte dënuar me burg.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Skerdilajd Bello, i shpallur në kërkim lidhur me pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
“Specialist për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S.B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, i ka caktuar masën “Arrest me burg” , për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Shpërdorim detyre”.





