Një pushues ukrainas ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Policia njofton se 44-vjeçari ndodhej me pushime në qytetin bregdetar dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi nga Ukraina O.A., 44 vjeç.

Ky shtetas ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, vend në të cilin ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik”, njofton policia.