Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, por arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Emanuel Vokrri, banues në Manati, Lezhë.
Në aksin rrugor Lezhë-Mabë, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë dhënë shenjë ndalimi për arsye se kishte kryer parakalim të gabuar dhe në momentin që punonjësit e Policisë Rrugore po i komunikonin shkeljen dhe do t’i vendosnin masë administrative, ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësen e Policisë.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut dhe të shërbimeve që shkuan në ndihmë të tyre 42-vjeçari është prangosur dhe shoqëruar në ambinetet e Komisariatit të Policisë Lezhë ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.





