Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008. Eria Ago kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj. Por togat e zeza të Apelit të Gjykatës së Posaçme e rrëzuan kërkesën e saj, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Eri Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje e shënuar në verën e 2018. Eria Ago ka mbajtur qëndrim mohues lidhur me pretendimet e prokurorisë së posaçme, duke thënë që ajo nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ditën kur është vrarë Fatbardh Lici ka qenë në Tiranë dhe jo në Shkodër.
Prokuroria nga ana tjetër thotë se antenat telefonike dilnin në Shkodër, çka ka ngritur dyshimet se ajo është e përfshirë në ngjarje. Gjithashtu Ago është marrë në pyetje lidhur me këtë çështje që në kohën kur ndodhi ngjarja, por është lënë e lirë.