“Menjëherë e kuptova që diçka nuk shkonte”, deklaroi nëna e viktimës, Gëzime Sula, e cila nxitoi për në Romë së bashku me të shoqin dhe djalin pasi mori vesh lajmin për gjetjen e trupit të 22-vjeçares.

Ndërsa shtoi: “Komunikonim me videocall dhe nuk dërgonte mesazhe. Më pas fola me miqtë e saj që jetonin me të dhe së bashku me bashkëshortin vendosëm të denoncojmë menjëherë zhdukjen e saj. Hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria ka pasur një lidhje në të kaluarën, por ne dimë pak për të”.