Është arrestuar ish-efektivi i policisë Altin Morina, i shpallur në kërkim që prej vitit 2024.
Ai është pjesë e dosjes Revanshi, dhe sipas SPAK, ai akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për të organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.
Ish-efektivi i policisë është arrestuar edhe më herët, në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro.