Një tjetër person është mbytur në det sot në Durrës.

Policia njofton se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 te Gjiri i Lalëzit.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë që mëngjesin e kësaj të marte, një 60-vjeçare nga Elbasani humbi jetën teksa lahej në det te Shkëmbi i Kavajës.