Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë një person si dhe ka ndaluar një tjetër të shpallur në kërkim.
Nga burimet zyrtare mësohet se dy shtetasit e prangosur akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Gjithashtu u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim E.I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.





