Një 20-vjeçare është dyshohet se është vetëplagosur në Kavajë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj.
Shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





