Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 58-vjeçare ish-kryebashkiakut të parë të Përmetit, Dhimitër Nasi.
Nasi kishte qenë i shtruar në spitalin e Infektivit në Tiranë dhe kishte dy ditë që kishte lënë spitalin për tu kthyer në banesë, pasi tamponi i tij rezultoi negativ.
Ish-kryebashkiaku Nasi e ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996. Ai ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme drejtuese gjatë qeverisjes socialiste.





