Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës, por që është zbuluar vetëm sot.

Një 76-vjeçar, banor në Katund Sukt është gjetur pa jetë në banesë dhe dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

“Më datë 22.08.2020, rreth orës 20:20, në fshatin Katund Sukth, është gjetur në banesë, dyshohet  i vetvrarë me armë gjahu shtetasi Gj.N., 76 vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”,- bën të ditur policia e Durrësit në informacionin paraprak për ngjarjen.

Nuk dihen ende arsyet që mund të kenë shtyrë të moshuarin drejt aktit ekstrem.