Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi ra nga skela gjatë punimeve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Udine, ku 50-vjeçari ka rënë nga një skelë.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte shkuar tek një i afërm i tij për ta ndihmuar në lyerjen e mureve të një ndërtese. Por kjo rezultoi tragjike për të, pasi për arsye ende të paqarta ai ra nga skela.

Përplasja ishte shumë e fortë për të, dhe sipas mjekëve ai humbi jetën direkt pas rënies.

Policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota.