Nje aksident i trefishte ka ndodhur pasditen e sotme ne aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh.
Për të evituar aksidentimin e personit që po tentonte të kalonte rrugën një automjet ka shmangur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur me dy automjete të tjera.
Fatmirësisht këmbësori ka pësuar vetëm dëmtime por pa rrezik për jetën. Ndërkohë tri automjetet e përfshirë në aksident kanë pësuar dëme materiale.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave.





