Personi që shihni në foto është 34-vjeçari Robert Skara, i cili ka bërë një skenë të paimagjinueshme në kryeqytet, pasi kur po lëvizte me monopatinë në rrugën “Konferenca e Pezës” tek “ish-Qyteti i Nxënësve”, është trembur nga një makinë dhe është hakmarrë në mënyrën më ekstreme të mundshme.
Gjysmë i zhveshur, me bluzën e bardhë në dorë, ka hipur mbi makinë dhe me këmbë ka thyer xhamin e parë te shoferi. Më pas, Skara ka goditur dhe me grushte shoferin me inicialet K.B.
E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë, e cila ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit, duke parandaluar që ky konflikt të përshkallëzohej më tutje. Ndaj Skarës rëndojnë tre akuza për veprat penale, më konkretisht “Shkatërrim i pronës me dashje‘’,’’ Plagosje e lehtë me dashje’’ dhe ‘’Kanosja” .





