Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka marrë peng në dyqanin e tij një 52-vjeçar për 30 minuta.
Në pranga ka rënë shtetasi Klodian Fuatllari, pasi kishte marrë peng bashkëqytetarin e tij K. K., me prentedimin se i kishte një sasi lekësh, të cilën ende nuk ia kishte shlyer.
“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.





