Një 18-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon në rrugën “Metush Luli” në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:15 të ditës së sotme.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i pallatit ku banon shtetësja K.Q., 18 vjeçe, e cila është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, informoi policia e Tiranës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.





