Një 48-vjeçar është dërguar me urgjencë me helikopter në Tiranë pasi ka dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore.

Dervish Mahilaj është rrëzuar aksidentalisht nga pema e fikut në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Berdenesh, bashkia Sarandë.

Mjekët thanë se 48-vjeçari ka dëmtime në shtyllën kurrizore prandaj është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.