Humb jetën një 53-vjeçar shqiptar në Greqi, i cili ka pësuar infarkt si pasojë e temperaturave të larta.
Mediet greke raportojnë se shqiptari ishte baba i katër fëmijëve të mitur, ndërsa është gjetur mëngjesin e sotëm, pak orë pasi kishte shkuar të punonte tokën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Stilidha të Greqisë. Megjithëse nuk kishte shenja dhune, policia greke ka kërkuar t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar vdekjen, e cila deri më tani dyshohet se ka ardhur nga vapa e madhe.
Banorë të zonës thonë se shqiptari ishte njeri i mirë, punonte shumë për të mbajtur gruan dhe katër fëmijët e tij, që i kishte në Shqipëri.





