Një automjet tip “Benz” me targa AA 375 RD, ka marrë flakë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit.
“DurrësLajm” mëson se nga ngjarja ka vetëm dëme materiale, dhe fatmirësisht drejtuesi i makinës ka arritur të dalë në kohë.
Ngë këqyrja paraprake e mjetit, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e ndonjë defekti teknik.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





