Prej disa ditësh tashmë, Italia ka regjistruar një numër të lartë infeksionesh të reja, ndërsa në 24 orët e fundit, sipas raporteve të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit fqinj, 845 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Një shifër më e lartë nga dje, ku u regjistruan 642 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i infeksioneve ka shkuar në 256,118.

Në 24 orët e fundit vdiqën 6 persona të tjerë, ndërsa dje numri i viktimave ishte 7.  Në krahasim me ditën e djeshme, numri i personave të pranuar në kujdesin intensiv po rritet gjithashtu, duke kaluar nga 66 në 68.