Një grua e moshuar në fshatin Kishagji të Pukës është grabitur nga dy persona.

Dy persona kanë hyrë në banesën e 70-vjeçares M. Ndoja, e kanë lidhur dhe e kanë goditur. Më pas ata i kanë marrë edhe paratë asaj.

Grabitësit ishin të maskuar dhe ngjarja ka ndodhur gjatë natës pasi autorët kanë shqyer derën.