– Rafinja është përfshirë në 52 gola në këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Ai ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 22 pasime për gol (asist).

– Markus Turam ka shënuar pas 30 sekondash kundër Barcelonës, duke regjistruar golin më të shpejtë të realizuar në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

– Denzel Dumfris është holandezi i parë që shënon dhe jep një asist në një gjysmëfinale në Ligën e Kampioneve pas Uesli Shnajder, por me Interin dhe po kundër Barcelonës!

– Vetëm Kristiano Ronaldo (21) është përfshirë në më shumë gola në një edicion të vetëm në Ligën e Kampioneve sesa Rafinja, i cili në këtë sezon numëron 20, 12 gola dhe 8 asiste.

– 19 gola në 44 takime ka shënuar në këtë sezon Ferran Torres, i treti më i mirë pas Levandovskit dhe Rafinjës.

– Barcelona ka shënuar 84 gola në vitin kalendarik 2025, duke qenë skuadra më rezultative, e ndjekur nga Paris SG-ja, që ka shënuar 83 rrjeta.

– Me 17 vjeç dhe 291 ditë, Lamin Jamal është bërë lojtari më i ri në historinë e Champions, që shënon në një ndeshje gjysmëfinale.