Një shpërthim me makinë ka ndodhur gjatë festimeve të Kurban Bajramit në provincën Logar në Afganistan.
Besimtarët myslimanë ishin duke festuar Kurban Bajramin, teksa një sulm i papritur me një bombë të kamufluar brenda një makine i mori jetën 17 personave.
Shpërthimi madje ndodhi afër selisë së guvernatorit të provincës, teksa njerëzit aty afër ishin duke kryer pazaret për ditën e sotme.
Talebanët kanë mohuar të kenë lidhje me këtë ngjarje, teksa Afganistani tashmë po pret një përgjigjie nga ISIS e cila disa orë pas tragjedisë ka vendosur të heshtë.





