Një punonjëst policie është arrestuar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Policinë e Korçës.
Polici 24-vjeçar me iniciale G.H. me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Nr.4 në Tiranë, akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
Polici udhëtonte me makinë nga Bilishti drejt Tiranës dhe transportonte 2 emigrantë sirianë, të cilëve iu kishte marrë nga 70 euro secilit. Ai u ndalua për kontroll në dalje të qytetit të Pogradecit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë dhe 3 telefona celularë.





