Presidenti Donald Trump i është përgjigjur Michelle Obamës, pasi kjo e fundit ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për Joe Biden.

Michelle e konsideroi Trump si Presidentin e gabuar të SHBA-ve, por ky i fundit i është përgjigjur se për shkak të burrit të saj dhe të ish- nënpresidentit Biden është sot President.

Trump thotë se administrata Obama-Biden ishte më e korruptuara në historinë e SHBA dhe ata nuk duhet të japin leksione.