Nga Kristo Huta
Si një mjek dhe ish zyrtar i shëndetit publik, shpesh e gjej veten të hutuar nga perceptimet e njerëzve për rrezikun që lidhet me koronavirusin, veçanërisht tashme qe lufta behet per rihapjen e ekonomisë mes një numri të madh rastesh. Sot nuk eshte cudi të takosh një të moshuar me diabet i cili kujdeset pak për distancimin ose per masken dhe nga ana tjeter një person te shëndetshëm në të 30-tat e tij qe ka shumë frikë të dale jashtë. Mund të takosh një nënë e cila ka shumë frike te haje në restorant, por që nuk ka fare frikë të shkojë në një sallon thonjsh ose t’i dërgojë fëmijët e saj në një kamp (ku ata qendrojne shume afër me fëmijë te ndryshem). Ose mund të bisedosh me ndonjë te ri që herë pas here pi duhan dhe mendon se është i pathyeshëm ndërsa ai shkon pa maskë në një festë (edhe kur e dime shumë mire rritjen e rrezikut të koronavirusit për njerëzit që pinë duhan).
Perceptimin e rrezikut (ose mungesen e tij) e hasim kudo. Kjo mund të jetë rezultat i mungesës së një zëri të qëndrueshëm të shëndetit publik si dhe i mesazheve te shumellojshme për të cilat jemi deshmitare gjatë gjithë kësaj pandemie. Ose mund të jetë një rezultat i emocioneve të rritura, qoftë nga zemërimi ekstrem ose frika, te cilat mund të shtremberojne perceptimet e rrezikut. Ose ndoshta është thjesht që njerëzit po jetojne ne një kohë të vështirë për të kuptuar dhe menaxhuar rrezikun. Kjo eshtë arsyeja pse disa njerëz kanë shumë frikë të hipin në aeroplan, por ndjehen mjaft mirë duke ngarë makinen ne autostrade, me 20 km mbi kufirin e shpejtësisën, ne kohe me shi. Dhe tashme, ndërsa çështjet e COVID-19 rriten, kjo aftësi për të gjykuar dhe zbutur rrezikun merr një rëndësi në rritje. Perceptimet e njerëzve për rrezikun ndikojnë në sjelljen e tyre – dhe keto sjellje ndikojnë drejtpërdrejt si në përhapjen virale ashtu edhe ne aftësinë tonë për të rihapur me sukses ekonominë tonë.
Nivelet e rrezikut COVID-19 për njerëzit varen nga shumë faktorë: kush janë ata, ku janë ata dhe çfarë po bëjnë. Mund të jetë e vështirë për pjesen dermuese te pacienteve të dallojnë atë që është shkencërisht e saktë kundrejt një titulli sensacional. Unë kam punuar me nje numer te madh punonjësish, shumë prej të cilëve konsiderohen punonjes te domosdoshem, të cilët vazhdimisht perbejne rrezik për veten dhe familjet e tyre. Analogjia me me vlere që gjej për ta është si vijon:
Kur mendojme për rrezikun e koronavirusit, te imagjinojme se po drejtojme një makinë. Eshtë e qartë se ky nuk është një veprim me rrezik zero. Njerëzit vdesin nga përplasjet e makinave gjatë gjithë kohës (është një nga shkaqet kryesore te vdekjes në vendin tone). Atëherë, çfarë na shtyn në vendimin tone për të drejtuar makinën? Sigurisht, ne mund të marrim parasysh llojin e makinës (a është nje model i cilesise se lartë apo nje makine e dermuar?), kushtet e motit (një ditë me diell kundrejt një stuhie dëbore), distancën që mund te na duhet të udhëtojme, përvojën tone si shofer ( një i ri i sapolicensuar ose një 90-vjeçar me humbje te shikimit dhe të dëgjimit?) dhe sjellje që mund të ndikojnë në drejtimin e makines tone ( pije alkoolike?). Vendimi jone për të guiduar ka të ngjarë të ndryshojë në varësi të përgjigjes së këtyre pyetjeve, sikunder edhe niveli jone i rrezikut. Dhe faktorë te tjere që mund të lehtësojnë rrezikun tone (a është makina e pajisur me airbags dhe rripat e sigurise?) mund të ndikojnë gjithashtu në vendimmarrjen tone.
Pra, kur bëhet fjalë për koronavirusin, pacientët ecin përmes një procesi të ngjashëm mendimi:
Së pari, ti kërkojme atyre që të vendosin rrezikun personal: A janë të vjetër? A kanë ato kushte themelore që mund t’i rrezikojnë, sëmundje te renda (diabeti, mbipesha, etj?) A pinë duhan? A janë ata pjesë e një grupi racor apo etnik ne risk?
Me pas te kërkojme atyre që të marrin në konsideratë faktorët që lidhen me njerëz të tjerë ose komunitetin: A jetojnë ata ose shpesh bashkëveprojnë me dikë që mund të jetë në rrezik të lartë? A ka shumë viruse që qarkullojnë në komunitetin e tyre? A ka shumë shtrime në spital të lidhura me COVID ose një rritje të sëmundjes së ngjashme me gripin në zonën e tyre?
Më në fund, te marrim parasysh aktivitetin në të cilin do të angazhohen, së bashku me faktorët lehtësues të rrezikut: A do të jenë jashtë apo brenda? A mbajnë ata dhe të tjerët maska? A mbajnë 1,5 m distance? A shkembejne pije ose sende të tjera personale? Sa e rëndësishme është kjo veprimtari për ta, familjen dhe shëndetin e tyre mendor? A ja vlen niveli i rrezikut?
Përpiqem të ju sjell ne mendje pacientëve te mi: E vetmja mënyrë për ta çuar rrezikun tone në zero është të mos dalim kurrë nga shtëpia ose të mos ndërveprojme me askënd. Shumica prej nesh do të marrë rreziqe të llogaritura, pavarësisht nëse do të shkojmë në nje dyqan ushqimor, të presim flokët, të ndalojmë në një pikë karburanti ose të shkojmë në një vrapim jashtë. Dhe rihapja me sukses do të varet nga të gjithë ne që gjykojmë me sukses rrezikun.
Perfundimisht: Jashtë është më e sigurt se brenda; eshte me mire me maska sesa pa maska. Te shmangim të qenit afër njerëzve (veçanërisht ballë për ballë) për periudha te gjata, veçanërisht në një ambient të mbyllura. Dhe te marrim parasysh si nivelin tone personal të rrezikut ashtu edhe rrezikun e atyre përreth nesh.